VIDEO/ Imobile nderon në fund Lazion në transfertën me Fiorentinën

VIDEO/ Imobile nderon në fund Lazion në transfertën me Fiorentinën

23:16, 27/10/2019

Pas dy barazimeve radhazi, Lazio më në fund u kthehet fitoreve dhe e bën në një fushë shumë të vështirë siç është ajo e Fiorentinës.

Skuadra e Thomas Strakoshës ka fituar sot me shifrat 2-1 në transfertë, duke u ngjitur në vendin e 6-të në klasifikim dhe duke iu afruar përsëri në distancë të afërt zonës së Champions, që është objektivi i klubit.

Correa në minutën e 22-të u dha avantazhin bardhekaltërve, por pak minuta më vonë ishte Chiesa pas asistit perfekt të Ribery që çoi shifrat në barazim, duke mposhtur Strakoshën.

Lazio u tregua më kërkuese në minutat e mbetura duke sulmuar furishëm e synuar të gjente rrjetën, ndërsa as vendasit nuk u tërhoqën në përpjekjet e tyre para portës së Strakoshës.

Në fund, ndeshjen e vendosi Imobile, i cili me një gol në minutën e 88-të i dha avantazhin skuadrës së tij.

Avantazh që mund të thellohej nëse Caisedo nuk do të kishte gabuar përballë Dragovskit një penallti të akorduar në shtesë për prekje topi me dorë.

Gjithsesi, edhe rezultati 2-1 ndihmon Lazion, e cila tani sheh veten vetëm 2 pikë larg Napolit të vendit të katërt, plotësisht në luftë për një vend në Ligën e Kampioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco