Sadio Mane i përgjigjet në këtë mënyrë interesimit të Real Madridit

Sadio Mane i përgjigjet në këtë mënyrë interesimit të Real Madridit

16:21, 27/10/2019

Sadio Mane është një nga lojtarët më të mirë te Liverpooli në vitet e fundit, teksa në sezonin e kaluar ishte një nga futbollistët kryesorë për fitimin e Ligës së Kampionëve.

Prej kohësh qarkullojnë lajme se për senegalezin ka shfaqur interes Real Madridi, të cilët e duan lojtarin në ekipin e tyre.

Për të qetësuar tifozët e Liverpoolit, ka menduar vetë Mane, i cili në një intervistë është shprehur se dëshiron të qëndrojë përgjithmonë në këtë ekip.

Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të shkëlqyer dhe po e shijoj këtë aventurë. Shpresoj të qëndroj këtu përgjithmonë. Unë kam qenë në disa klube në të gjithë botën, por Liverpooli është unik, këtu është si një familje. Kemi katër vjet së bashku me lojtarët dhe e njohim mirë njëri-tjetrin”, u shpreh senegalezi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco