Java e 9-të e Superiores luhet në mesjavë, përcaktohen oraret e ndeshjeve

Java e 9-të e Superiores luhet në mesjavë, përcaktohen oraret e ndeshjeve

21:03, 21/10/2019

Kategoria Superiore do të rikthehet sërish në mesjavë, me ndeshjet e javës së 9-të, që është edhe njëkohësisht java e fundit e fazës së parë të kampionatit shqiptar, ndërsa takimet do të luhen në dy ditë, të mërkurë dhe të enjte.

Gjithçka do të startojë në orën 13:00 me sfidën Laçi-Teuta, ku kurbinasit do të kërkojnë fitoren e parë nën drejtimin e Armando Cungut, ndërsa durrsakët do të kërkojnë 3-pikëshin që do t’i shpallë “kampionë” të fazës së parë.

Po në të njëjtën orë, Tirana do të kërkojë vazhdimësinë e rezultateve në një transfertë të vështirë si ajo e Ballshit, ndaj Bylisit vendas që po befason në këtë start sezoni, duke grumbulluar 13 pikë, dy më pak se Teuta kryesuese.

Pas 3 ndeshjesh pa fitore, më në fund përballë Kukësit vjen një kundërshtar i lehtë në letër, si Luftëtari i Gjirokastrës, sfidë në të cilën verilindorët janë të detyruar të fitojnë, për të mos humbur kontaktet me kreun.

Një transfertë e lehtë në letër e pret edhe Vllazninë, që në orën 17:00 do të zbresë në Vlorë për t’u përballur me Flamurtarin që ka nisur një sezon me shumë probleme dhe numëron vetëm dy pikë në 8 javët e para, ndryshe nga shkodranët që kanë shkuar përtej pritshmërive dhe kanë 12 pikë.

Faza e parë do të mbyllet zyrtarisht të enjten me sfidën e fundit të javës së 9, atë mes Partizanit dhe Skënderbeut, që është planifikuar të startojë në orën 15:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.

Kalendari

E mërkurë, 23 Tetor

Bylis – Tirana                 13:00      

Kukësi – Luftëtari           13:00      

Laçi-Teuta                      13:00      

Flamurtari – Vllaznia     17:00      

E Enjte, 24 Tetor

Partizani – Skënderbeu   15:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco