Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Reali humbet 2 ‘yje’ për sfidën e rëndësishme të Championsit

Reali humbet 2 ‘yje’ për sfidën e rëndësishme të Championsit

21:45, 20/10/2019

Zinedin Zidane ka marrë një lajm shumë të keq para ndeshjes vendimtare në Ligën e Kampioneve kundër Gallatasarajit në Turqi, pasi nuk do të ketë në dispozicion dy titullarë të skuadrës së tij.

Stafi mjekësor i ekipit ka konfirmuar se si Luka Modriç, ashtu edhe Gareth Balw, nuk do të udhëtojnë për takimin ndaj Gallatasarajit, pasi nuk kanë rikuperuar ende dëmtimet e tyre të pësuara me ekipet kombëtare.

Ndeshja është shumë delikate e nuk duhet nënvlerësuar kurrsesi, pasi në mbyllje të dy javëve të para në Champions, Reali gjendet në kuotën e 1 pike, po aq sa ekipi turk.

Ndaj humbja është një opsion që as mund të mendohet në Madrid dhe do të duhej kontributi i të gjithëve për të bërë të mundur një rezultat të rëndësishëm që do të bënte më të lehtë rrugëtimin e mëtejshëm në Ligën e Kampioneve.

Megjithatë, Zidane do të ketë tre futbollistë të tjerë në dispozicion në krahasim me duelin kundër Majorkës që u mbyll me humbje në kampionat.

Hazard, Karvahal dhe Kros kthehen të tre në dispozicion të trajnerit dhe janë përfshirë në listën e futbollistëve që do të udhëtojnë drejt Stambollit për sfidën delikate të së martës në darkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco