Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vllaznia – Partizani/ FSHF cakton arbitrin e sfidës

Vllaznia – Partizani/ FSHF cakton arbitrin e sfidës

12:36, 19/10/2019

Vëmendja e sportdashësve shqiptarë ditën e sotme do të jetë në Shkodër. Vllaznia përballet me Partizanin  për javën e 8-të të kampionatit shqiptarë.

Duke ditur rëndësinë e kësaj sfide, Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur që këtë takim ta drejtojnë gjyqtarët më të mirë në Superiore.

Andi Koçi pritet që të vërë drejtësi sot në “Loro Boriçi’, në një sfidë me një stadium ku pritet që të ketë dyndje tifozësh vendas, duke ditur edhe rivalitetin që kanë ndër vite këto dy ekipe.

Gjyqtari nga Durrësi do të ketë sot “frenat” e kryendeshjes, ku në fushë luajnë dy ekipe që kanë fituar plot 25 tituj kampionë ndër vite, ndërsa sfida mund të ketë një numër rekord tifozësh, aq sa nuk është parë në këto javë të para në futbollin shqiptar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco