VIDEO/ Përleshje masive në rrugë mes tifozëve italianë dhe polakë

VIDEO/ Përleshje masive në rrugë mes tifozëve italianë dhe polakë

19:05, 12/10/2019

Kaljari ka zhvilluar një miqësore ditën e djeshme kundër skuadrës polake Pogon, ndeshje të cilën italianët e fituan me rezultatin 3-1.

Megjithatë ajo që po tërheq vëmendjen e të gjithëve nuk është rezultati i ndeshjes, por skenat e tifozëve menjëherë pas përfundimit të sfidës.

Ultrasit polakë të cilët kishin udhëtuar drejt Italisë për të mbështetur skuadrën e tyre, janë përleshur në rrugët e Sardenjës me tifozët e Kaljarit.

Nëpërmjet videove që po qarkullojnë në internet, shihen tifozët e të dyja ekipeve që përleshen me njëra-tjetrën.

Nuk kanë munguar shishet, tavolinat apo edhe karriget të cilat shkonin nga njëra anë në tjetrën, duke shkaktuar kështu edhe rrëmuja të mëdha në qytetin italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco