Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ja kujt ia beson UEFA, sfidën Moldavi - Shqipëri

Ja kujt ia beson UEFA, sfidën Moldavi - Shqipëri

11:52, 12/10/2019

UEFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën kualifikuese të Euro 2020 mes Moldavisë dhe Shqipërisë që do të zhvillohet të hënën në Chisinau. Do të jetë një 4-she arbitrash anglezë me kryesor 34-vjeçarin Chris Kavangh, i cili për momentin cilësohet si nga gjyqtarët më të mirë në ishull.

Image

Asistentë të Kavangh do të jenë Daniel Cook dhe Constatine Hatzidakis, ndërsa gjyqtar i 4-t Stuart Attwell. Për Chris Kavangh kjo do të jetë sfida e parë në rang kombëtaresh ndërkohë që takimi i fundit që ai ka arbitruar ka qenë ai mes Liverpool dhe Leicester që përfundoi me fitoren 2-1 të të kuqëve falë një penalltie të akorduar në fund nga 34-vjeçaro në favor të skuadrës së Klopp.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco