Moggi thumbon Interin: Kanë rrugë të gjatë për tu barazuar me Juventusin!

Moggi thumbon Interin: Kanë rrugë të gjatë për tu barazuar me Juventusin!

09:44, 09/10/2019

Pas derbit të Italisë, ish-drejtuesi i Juventusit, Luciano Moggi, ka "thumbuar" drejtuesi e zikaltërve për blerjen e sulmuesin belg, Romelu Lukaku.

“Goditja më e madhe e Juventusit këtë verë ishte që nuk e transferoi Lukakun. Gjatë verës kishte disa thashetheme se belgu mund të kalonte te Juve, ndërsa Higuain te Interi”.

Gjatë intervistës, Moggi tha se Interit i duhet shumë punë për të garuar si e barabartë me Juventusin.

“Tani të gjithë e kanë kuptuar se kush ka dalë i fituar nga kjo situatë. Juventusi i mposhti ata brenda në ‘San Siro’, duke fituar pikërisht me një gol të Higuainit. Ata me siguri e kanë kuptuar se rruga për të garuar si të barabartë me bardhezinjtë, është ende shumë e gjatë”, ka thënë Moggi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco