Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pas 5 muajve burg, Portugalia i jep mundësinë e dytë futbollistit

Pas 5 muajve burg, Portugalia i jep mundësinë e dytë futbollistit

17:42, 08/10/2019

Mbrojtësi i Olympiakos, Ruben Semedo, pas pesë muajve të qëndruar në burg, ka marrë një ftesë nga kombëtarja e portugalisë.

25 vjeçari, u arrestua nga policia për pengmarrje, kanosje dhe vjedhje me armë zjarri.

Kjo është një mundësi e dytë për lojtarin dhe trajneri i portugalisë Fernado Santos në një deklaratë për mediat tha se çdo njeri edhe pse gabon ka të drejtën të kthehet të jetojë.

“Edhe nëse një person gabon, ka të drejtën të kthehet të jetojë. Ka treguar se di të reagojë, e kemi ndjekur.

Është grumbulluar për atë që mund t'i japë skuadrës, por edhe sepse është një gjë shumë e rëndësishme në aspekti social”, ka thënë trajneri i Portugalisë.

Edhe vetë lojtari ka folur në lidhje me eksperiencën e tij në burg pak kohë më parë:  "Kam qarë shumë herë, kurrë përpara të tjerëve. Disa herë qëndroja shtrirë dhe nuk arrija të flija, mendoja vetëm për fëmijët dhe familjen time.

Është një eksperiencë që të bën të reflektosh sesi e kalon kohën tënde, me familjen ose me persona për të cilët nuk ke asnjë rëndësi".

Tani, Semedo ka një mundësi dytë, të cilën nuk mund ta shpërdorojë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco