UEFA cakton arbitra ballkanas për Turqi-Shqipëri

UEFA cakton arbitra ballkanas për Turqi-Shqipëri

17:34, 08/10/2019

UEFA ka publikuar ditën e sotme emrat e arbitrave, të cilët do të vendosin drejtësi në ndeshjen Turqi-Shqipëri.

Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin e Fenerbahçes, do të vendosë drejtësi arbitri rumun, Ovidu Hategan.

Një emër i njohur ky për Shqipërinë, pasi ka vendosur drejtësi edhe në ndeshjen që kuqezinjtë kanë luajtur me Zvicrën në 2012-ën, për kualifikueset e Botërorit, ndeshje të cilën e humbëm me rezultatin 2-0.

Asistentë do të jenë Oktavian Sovre dhe Sebastian Xhorxhi, të cilët do të mbështeten nga arbitri i katërt Sebastian Klotesku.

Një katërshe rumune, të cilës i është besuar të vendosë drejtësi, në një ndeshje që do të jetë shumë e rëndësishme, sidomos për Kombëtaren shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco