Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ish-lojtari i Juventusit njofton tërheqjen nga futbolli

Ish-lojtari i Juventusit njofton tërheqjen nga futbolli

11:50, 02/10/2019

Claudio Marchisio ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur.

33-vjeçari luajti ndeshjen e tij të fundit në “Allianz Stadium” më 19 maj 2018, Juventus-Verona 2-1.

Nesër pasdite, ai do të kthehet aty për të bërë një njoftim të rëndësishëm mbi të ardhmen.

Pas më shumë se 20 vitesh me fanellën bardhezi dhe prologun e pafat te Zenit (atje i dha fund karrierës, pas një viti, për shkak të problemeve fizike), Marchisio ka vendosur t’i thotë lamtumirë dashurisë së tij të madhe, futbollit.

Ai do ta zyrtarizojë tërheqjen në shtëpinë e tij, “Allianz Stadium”, ku ka festuar 7 tituj kampioni dhe shpesh do të kthehet si tifoz.

Shumë klube e kishin kërkuar, nga Brazili në Kinë, deri te Rangers, që drejtohet nga Gerrard.

Gjithsesi, ai zgjodhi t’i jepte fund karrierës së tij në moshën 33-vjeçare.

E ardhmja mbetet akoma për t’u shkruar: Marchisio ka një mijë interesa dhe aktivitete (përfshirë një zinxhir restorantesh të suksesshëm), ka ruajtur raporte të shkëlqyera me Juven.

Ndoshta ai do të kthehet përsëri në “Allianz Stadium”, në një formë tjetër, si shoku i tij i madh, Andrea Barzagli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco