Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Milani e ka gjetur zëvendësuesin e Giampaolos, trajneri në prag të shkarkimit!

Milani e ka gjetur zëvendësuesin e Giampaolos, trajneri në prag të shkarkimit!

18:14, 30/09/2019

Rudi Garcia pritet të rikthehet në Itali.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se Garcia pritet të ulet në stolin e Milanit.

Pas humbjes së tyre ndaj Fiorentinës, trajneri i Milanit, Marco Giampaolo është nën presion të madh, shkruan SYRI.net.

Në të vërtetë, humbja ndaj Genoas në fundjavë do të sjellë automatikisht shkarkimin e tij nga stoli kuqezi.

Ish-trajneri i Romës momentalisht është pa punë pasi u detyrua të largohej nga Olympique Marseille sezonin e kaluar.

Milani aktualisht renditet në vendin e 12-të në Serie A.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco