Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Marquez nuk e diskuton titullin, fiton dhe në Aragon, Rossi zhgënjen

Marquez nuk e diskuton titullin, fiton dhe në Aragon, Rossi zhgënjen

15:29, 22/09/2019

Marc Marquez po shkon gjithnjë e më pranë fitimit të titullit kampion në Moto GP. Spanjolli ditën e sotme fitoi Çmimin e Madh të Aragonit duke regjistruar suksesin e 8-të në kampionat. Një fitore e merituar ajo e Marquez në shtëpinë e tij, duke mos e vënë asnjë herë në diskutim që nga fillimi  e deri në fund suksesin.

Image

Podiumi në Aragon u kompletua nga Andrea Dovizioso dhe Jack Miller ndërsa një garë për t’u arruar bëri, Valentino Rossi, i cili nuk ishte asnjëherë në garë për podium, italiani e përfundoi garën në vendin e 8-të.

Image

Me këtë fitore Marquez e thelloi në 98 pikë avantazhin ndaj Doviziosos në klasifikimin e përgjithshëm dhe 5 garë para fundit, kur mbetet në total vetëm 125 pikë në lojë.

Me këtë fitore Marquez e thelloi në 98 pikë avantazhin ndaj Doviziosos në klasifikimin e përgjithshëm dhe 5 gara para fundit kur mbeten në total vetëm 125 pikë në lojë, fitimi i titullit kampion është thjeshtë një formalitet për pilotin e Repsol Hondas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco