Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ilir Daja flet për startin e Superligës: Nuk jemi në gjendjen tonë më të mirë!

Ilir Daja flet për startin e Superligës: Nuk jemi në gjendjen tonë më të mirë!

21:19, 23/08/2019

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur para duelit kundër Flamurtarit në qytetin e Korçës.

Në një deklaratë për mediat, Daja u shpreh se me kaq pak kohë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen, ekipi i tij duhet të jetë pragmatist e të presë kundërshtarin, për ta nisur mbarë sezonin e ri.

“Vështirësia qëndron në faktin se është ndeshja e parë e kampionatit. Flamurtari është i riformatuar thuajse plotësisht. Ne kemi pasur shumë pak ditë në dispozicion për të përgatitur këtë start. Edhe kur ditët janë të mjaftueshme, ekipi nuk hyn që në ndeshjen e parë me formën maksimale, dhe jo më, pas 2 muaj e ca pushime, për vetëm 3 javë të gjesh atë që quhet optimale.

Nesër duhet të jemi pragmatistë, sepse nuk kemi gjendjen tonë më të mirë. Do lexojmë edhe kundërshtarin në situata loje. Çdo sportist, edhe nga ata me eksperiencë edhe ata më të rinjtë, duhet të ketë motiv për ta fituar këtë ndeshje.

Formacioni? Ne kemi edhe dy seanca stërvitore përgjatë ditës së sotme, dhe në fund, do dalim në konkluzione se kush do luajë nesër. Për ditën e diel kemi lënë edhe një miqësore me Bilishtin, për të parë edhe njëherë ata që janë afruar. Pas ditës së diel, do dali edhe ekipi që do jetë i seleksionuar për të vijuar gjysmën e parë të kampionatit.” – deklaroi Ilir Daja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco