Rumenig thur elozhe për Coutinho: Jemi shumë të lumtur që arritëm të mbyllnim një transferim...

Rumenig thur elozhe për Coutinho: Jemi shumë të lumtur që arritëm të mbyllnim një transferim...

13:28, 22/08/2019

Karl Hainz Rumenige  ndodhej në një mbledhje të organizuar nga liga gjermane e futbollit.

Nga atje ai dha një intervistë për gazetarët gjerman në lidhje me ndodhitë e fundit në kampin bavarez.

Rumeinge u shpreh  se ndjehej i lumtur me transferimin e Felipe Coutinhos, dhe tani po përgatitemi për disa largime nga skuadra. Dhe dy prej atyre që pritet të largohen nga ekipi janë Zherom Boaten dhe Renato Sanchez.

 Coutinho?  “Jemi shumë të lumtur që arritëm të mbyllnim një transferim të tillë. Nuk ishte aspak e lehtë. Më vjen mirë që lojtari do t’i sjellë më shumë kualitet fazës sonë ofensive. Që në stërvitjen e parë me Bajernin, mund të shihje potencialin e tij. Ajo që më pëlqeu më shumë tek ai ishte momenti kur qëndroi në mes të shiut për të dhënë autografe për tifozët e shumtë që kishin ardhur për ta parë. Këto janë gjeste që të ngrohin shumë”.

 Renato Sanchez? “Renato është një lojtar që më pëlqen shumë. Dëshira e tij për të luajtur është shumë e madhe. Ai erdhi te ne si kampion Europe me Portugalinë, por tani gjërat kanë ndryshuar. Sançez është shumë larg lojtarit që njohim të gjithë. Tani për të është bërë shumë e vështirë, duke parë edhe ardhjen e Kutinjos dhe Perisiçit. Do të flasim me menaxherin e tij dhe mendoj se do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët.

Zherom Boateng “Zherom është gjithashtu një lojtar që kërkon të luajë vazhdimisht edhe pse forma e tij nuk ka qenë konstante. Në ndeshjen e fundit kemi luajtur me Pavar dhe Zyle, presim dhe Lukas Hernandez t’i bashkohet skuadrës. Nuk do të jetë një situatë e lehtë për trajnerin dhe për Zherom që duhet të luftojë për një vend në formacionin e parë. Unë kam folur me të dhe i kam thënë se nëse dëshiron të largohet nga klubi, të ma komunikojë. Atëherë do të interesohemi për një zgjidhje sa më të mirë për të. Po kërkesa duhet të vijë nga vetë lojtari”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco