Vidal merr vendimin final për të ardhmen e tij

Vidal merr vendimin final për të ardhmen e tij

12:57, 19/08/2019

Arturo Vidal i cili mbërriti te Barcelona vitin kaluar, është subjekt thashethemesh për largim nga skuadra katalanase.

Zërat e fundit flasin për një interesim të Inter për 32 vjeçarin, gjithashtu edhe përfshirja e tij në shkëmbimin me Neymar te PSG.

Por e përditshmja “Sport” raporton se klieni e ka urdhëruar agjentin e tij që të mos marr në konsideratë asnjë ofertë për të, pasi dëshira e tij e vetme është që të qëndrojë te "bluagranët".

Mesfushori është i lumtur te barça dhe nuk dëshiron që të largohet prej andej.

Nga ana tjetër edhe trajneri Valverde e dëshiron Vidalin në skuadër dhe do të vazhdojë t’i japë minuta në dispozicion.

Si kujtesë Arturo është në kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco