Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Bayern Munchen interesohet për ish-sulmuesin e Manchester United

Bayern Munchen interesohet për ish-sulmuesin e Manchester United

15:14, 22/07/2019

Largimet e Roben dhe Ribery kanë bërë që Bayern Munchen të hidhet në sulm, për të gjetur zëvendësuesit e tyre.

Sane dhe Bale kanë qenë objektivat e deritanishëm në merkato, por çdo gjë duket se ka ndryshuar për bavarezët.

Siç raporton “Sky Sport Uk”, Bayerni tashmë po vëzhgon sulmuesin e Cristal Palace, Wilfried Zaha.

Nuk do të jetë e thjeshtë për Bayernin kjo tratativë, pasi në garë me ta do të jetë edhe Arsenali.

Vlera e 26-vjeçarit  me origjinë nga Bregu i Fildishtë në treg është afërsisht 40 milionë euro, por Cristal Palace kërkon më shumë.

Zaha kujtojmë që ka qenë më parë pjesë e Manchester United, ku nuk ka dhënë atë që pritej dhe u rikthye aty ku nisi karrierën, pra te Palace.

Sezonin që lamë pas ai shënoi 10 gola dhe dhuroi 10 asiste në 36 ndeshje të luajtura në të gjithë kompeticionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco