‘Mjeshtër i Madh’/ Presidenti Ilir Meta dekoron ish-kapitenin e Kombëtares, Mujo Targajn

‘Mjeshtër i Madh’/ Presidenti Ilir Meta dekoron ish-kapitenin e Kombëtares, Mujo Targajn

13:05, 19/07/2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar me titullin ‘Mjeshtër i Madh’, ish-kapitenin e shquar të Kombëtares shqiptare, Mujo Targajn.

Në një ceremoni live nga Presidenca, Meta vlerëson kontributin që Mujo ka dhënë për futbollin shqiptar dhe me fanellën e Dinamos.

Mujo Targaj mbahet mend nga të gjithë për golin e mrekullueshëm që i shënoi kundër kampionit të botës, Toni Schumacher.

I lindur në Tepelenë, qendërmbrojtësi arriti të shndërrohej në një legjendë te skuadra kryeqytetase duke mbajtur veshur plot 13 vjet fanellën dinamovite, duke fituar 5 herë kampionatin dhe 2 herë Kupën e Shqipërisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco