Juventusi pa limit, kërkon të bëjë një tjetër blerje të madhe!

Juventusi pa limit, kërkon të bëjë një tjetër blerje të madhe!

12:15, 18/07/2019

Pas zyrtarizimit të De Ligt, Juventusi nuk ka ndërmend të ndalet pasi po tenton të bëjë një tjetër goditje të madhe në merkato.

Juventus është duke biseduar me agjentin Jorge Mendes për portierin e Manchester United, David de Gea.

"Gardiani" spanjoll ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka shpresë se mund të rinovojë me “Djajtë e Kuq” prandaj bardhezinjtë kërkojnë që të përfitojnë nga kjo situatë.

Manchester United nuk duhet të bëjë kokëfortin pasi nga largimi i De Geas vitin e ardhshëm mund të mos fitojë asnjë cent.

Ndaj duke parë këtë situatë, Juventusi po tenton të negociojë me portierin më pas pritet të bëjë një ofertë të ulët për Manchester United.

Deri tani “Zonja e Vjetër” ka transferuar Ramsey dhe Rabiot me parametra zero dhe ka blerë 75 milionë euro talentin e Ajaxit, De ligt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco