De Jong refuzon fanellën me numër 14

De Jong refuzon fanellën me numër 14

13:06, 08/07/2019

Pavarësisht se në moshë të re arriti të transferohej në një nga klubet më të mëdha të botës. Frenkie De Jong është një lojtarë i thjeshtë e me këmb në tokë.

Klubi i Barcelonës i ka ofruar atij që të veshi fanellën me numër 14-të, por ai e ka refuzuar.

Arsyeja? Drejtuesit e klubit i kanë ofruar holandezit të veshi fanellën me numër 14, të cilën e ka mbajtur dhe Johan Cruyff, një nga lojtarët më të mirë që ka pasur ekipi.

Lojtari i ka falënderuar për këtë vlerësim që i bënë, por e ka refuzuar ofertën, ai nuk dëshiron të bëhen krahasime me lojtarë që kanë lënë gjurmë në ekipin “blaugran”, pasi për të do të ishte një presion shtesë. De Jong ka vendosur të mbajë bluzën që ka pasur tek Ajax, atë me numër 21.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco