Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Zbulohet super formacioni i Barçës me blerjet e reja, Messi zhvendoset drejt...

FOTO/ Zbulohet super formacioni i Barçës me blerjet e reja, Messi zhvendoset drejt...

16:57, 26/06/2019

Gjatë merkatos së verës Barcelona do të përforcojë skuadrën duke kryer disa transferta të rëndësishme.

Pas zyrtarizimit të De Jongut, katalanasit ditët në vijim pritet të transferojë edhe dyshen e krahut Neymar – Griezmann.

Sulmuesi brazilian pas raportit të krisur me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, i ka kërkuar këtij të fundit që të lejojë rikthimin e tij drejt “Camp Nou”.

Përveç Neymarit, gjithmonë sipas medieve më 1 korrik Griezmann do të veshë fanellën e Barcelonës me drejtuesit katalanas që janë të vendosur të paguajnë klauzolën e lirimit të francezit.

Në rast se kryhen këto transferta në fazën ofensive, atëherë Messi sezonin e ri do të pozicionohet në qendër të sulmit duke hequr dorë nga pozicioni i tërhequr i mesfushës.

Ja formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin e ardhshëm:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco