James Rodriguez pranë transferimit te gjigantët e Serisë A

James Rodriguez pranë transferimit te gjigantët e Serisë A

09:38, 18/06/2019

Real Madrid është i hapur që ta lejojë James Rodriguezin të bashkohet me Napolin në formë huazimi ose të blihet kartoni i kolumbianit.

Carlo Ancelottit ka shprehur dëshirën të bashkohet me James Rodriguezin dhe kjo nuk është sekret pasi dyshja kanë punuar së bashku në Madrid dhe Bayern Munich.

Sipas “Sky Sport Italia” eksperti i transferimit, Gianluca Di Marzio, thotë se “Los Blancos” më në fund e pranuan idenë e një huazimi.

Por, ky nuk është akord si me bavarezët, megjithëse kjo marrëveshje zgjati dy vjet me një kosto prej 13 milionë euro me mundësi blerje pastaj me shumën afër 40 milionë eurove.

Napoli thuhet se do të paguajë dhjetë milionë euro për huazimin e Jamesit dhe mundësinë e blerjes diku midis 30 ose 40 milionë eurove.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco