Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Oferta e klubit kampion vë në dyshime Lorenzo Insignen

Oferta e klubit kampion vë në dyshime Lorenzo Insignen

12:32, 14/06/2019

Ditët në vijim pritet të jenë mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Lorenzo Insignes, me sulmuesin që është mes dilemës për të rinovuar me Napolin, apo një transferimi të mundshëm në Francë, te Paris Saint Germain.

Aktualisht sulmuesi përfiton një pagë prej 4.5 milionë eurosh te napolitanët dhe në ditët në vijim pritet një takim mes agjentit të tij, Mino Raiola, dhe presidentit Aurelio De Laurentiis, ku pritet të bëhet e qartë kërkesa e Insignes për një pagë prej 6.5 milionë eurosh në vit.

Ndërkohë, në Paris janë në kërkim të një sulmuesi, pasi e dinë se në verë pritet të largohet njëri mes Mbappe dhe Neymar, ndaj Tuchel ka kërkuar kapitenin e Napolit, si njeriun ideal për të luajtur në krahët e repartit të avancuar.

Në Paris, Insigne do të gjejë Verratin, mikun e tij në kombëtaren italiane, ndërsa do të ketë edhe mundësinë për të luftuar për Ligën e Kampionëve, por problem këtu mbetet çmimi i kartonit të futbollistit.

Kjo pasi De Laurentiis pretendon 100 milionë euro për të lënë të lirë Insignen, shifër kjo e konsideruar shumë e lartë nga francezët, që janë treguar të gatshëm të paguajnë deri në 70 milionë euro.

Por nuk duhet harruar se PSG ndjek prej kohës hedhe emra si Allan e Koulibaly, ndaj nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim të vijë një ofertë joshëse për yjet napolitanë, që do ta detyronte De Laurentiis të hiqte dorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco