Ronaldo bën merkato, portugezi vendos nëse Icardi duhet të transferohet te Juvja

Ronaldo bën merkato, portugezi vendos nëse Icardi duhet të transferohet te Juvja

22:44, 12/06/2019

Transferimi i Mauro Icardit te Juventus do të varet nga miratimi ose jo i Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Inter, për t’iu dhënë fund raporteve aspak të mira me drejtuesit e skuadrës.

Zikaltërit do të miratonin një shkëmbim me Juventusin, duke ofruar Icardin për Paulo Dybalan.

Por, për të kaluar Icardi te Juventus, trajneri i ri që do të marrë drejtimin e ‘Zonjës së Vjetër’, duhet të konsultohet edhe me liderin e skuadrës Cristiano Ronaldon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco