Dikur 'ylli' i Arsenalit, Eboue bën rrëfimin e pazakontë: Stërvitesha natën sepse...

Dikur 'ylli' i Arsenalit, Eboue bën rrëfimin e pazakontë: Stërvitesha natën sepse...

18:58, 12/06/2019

Ish-mbrojtësi, Emmanuel Eboue ka përjetuar një fund të karrierës shumë dramatik.

Në një rrëfim për “RMC Sport”, futbollisti nga Bregu i Fildishtë zbulon se si i gënjente fëmijët e tij, gjatë kohës që ishte i pezulluar nga aktiviteti.

Emanuel Eboue u pezullua në vitin 2016-të nga çdo aktivitet për shkak se nuk kishte paguar agjentin e tij.

“FA-ja më pezulloi nga çdo aktivitet, nuk kisha të drejtë të stërvitesha me asnjë klub. Stërvitesha vetëm dhe më vinte turp. Shkoja për vrap herët në mëngjes, por kishte persona që vraponin dhe afroheshin për të bërë foto. Pastaj m’u desh të stërvitesha natën, nuk mund të rrija në shtëpi.

Kur pashë fëmijët, më pyetën kur do të kthehesha të luaja dhe kur dilja në mëngjes, bëja sikur do të shkoja në punë. Rrija jashtë dhe shkoja në shtëpi, kur fëmijët ishin në gjumë. Nuk doja të më pyesnin pse nuk po luaja. Shpesh mbyllesha në dhomë për 3-4 ditë. Edhe sot marr mjekime kundër depresionit”, u shpreh Eboue.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco