Juventusi nuk nxitohet për trajnerin e ri

Juventusi nuk nxitohet për trajnerin e ri

20:05, 04/06/2019

Fillimisht u fol për Guardiolën, ndërsa më pas në Itali e bënë të sigurt që trajneri i ardhshëm i Juventusit do të jetë Maurizio Sarri, por drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici, ka një mendim krejt tjetër.

Ai theksoi se nuk përjashtohet asnjëri, por shtoi se klubi bardhezi i ka idetë e qarta dhe nuk ka asnjë nxitim në këtë drejtim, ndaj po shqyrton me vëmendje maksimale, të gjitha mundësitë në tavolinë.

“I kemi idetë e qarta dhe po punojmë me disa emra, në mënyrë shumë të qetë. Nuk kemi një afat për ta zyrtarizuar trajnerin, ndaj nuk kemi pse të nxitohemi. Sarri ka thënë se i pëlqen Italia, por këtë e thonë të gjithë italianët, pasi këtu ka ushqim të mirë. Kemi një organikë mjaft të mirë dhe konkurruese, ndaj duam t’u vëmë një timonier që t’i drejtojë te suksesi”, tha Paratici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco