Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Salihi flet për rolin e ri në Kombëtare: Kam përgjegjësi më të madhe se kur isha lojtar

Salihi flet për rolin e ri në Kombëtare: Kam përgjegjësi më të madhe se kur isha lojtar

20:57, 23/05/2019

Hamdi Salihi është një nga risitë e mëdha të përfaqësueses së re, e cila vihet nën urdhrat e trajnerit Edi Reja për të vazhduar rrugëtimin e nisur keq nga Christian Panucci në kualifikueset e EURO 2020.

Ish-sulmuesi i përfaqësueses i është bashkuar stafit të trajnerit italian dhe prej disa ditësh ka qenë përkrah tij si në përgatitjen e listës për dy sfidat e qershorit, ashtu edhe në terrenin stërvitor ku ka filluar puna me disa futbollistë të përfaqësueses.

“Është një kënaqësi gjithmonë e madhe për mua të jem pjese e ekipit kombëtar dhe është krenari. Ky rol është edhe përgjegjësi edhe më e madhe se të jem lojtar. Jam munduar gjatë gjithë kohës të jap ndihmën time edhe me njohuritë që kam e raportin me lojtarët që të përçoj idetë e duhura të trajnerit dhe të bëj më të mirën për përgatitjen e ndeshjeve kualifikuese”, tha Salihi në një prononcim për “SuperSport”.

Ai e cilësoi veten me fat që nis si asistent karrierën e trajnerit përkrah një emri shumë të njohur nga i cili ka çfarë të mësojë.

“Fati im te kjo punë është që e vazhdoj direkt me një trajner të nivelit të lartë me një bagazh shumë të madh, duke e ditur që ka 35-40 vjet që trajnon pa ndërprerje. Por ai edhe ka një raport e komunikim të jashtëzakonshëm jashtë futbollit. Jam me fat që jam pjesë e këtij stafi për të punuar në vijim”, deklaroi ish-sulmuesi.

“Ne jemi munduar që nga dita e parë që kemi vazhduar punën me trajnerin e ri dhe stafin që të organizomë të dy ndeshjet, t’i përgatitim me detaje duke parë mundësitë dhe nivelin e kundërshtarit. Po punojmë çdo ditë. Kur të vijë edhe grupi i plotë do të përgatitim ndeshjen e parë që është më e  rëndësishmja e pastaj me Moldavinë. Ka të bëjë forma e lojtarëve por edhe përgatitja e klimës së duhur për një ndeshje të tillë”, janë fjalët e Salihit pas ditëve të para në stafin e përfaqësueses shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco