Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Edi Reja bën ndryshime, zbulohet formacioni i Shqipërisë për ndeshjet e qershorit

Edi Reja bën ndryshime, zbulohet formacioni i Shqipërisë për ndeshjet e qershorit

09:20, 23/05/2019

Edi Reja duket se ka sjellë një tjetër frymë në Kombëtare.

Trajneri i ri i Shqipërisë vjen me një risi të rëndësishme që në seancën e parë stërvitore: Dronin.

Dje në ambientet ku ekipi është stërvitur në Durrës, ka qenë i ngritur në ajër edhe një dron, me të cilin trajneri dhe video-analisti i skuadrës kanë vendosur që të vëzhgojnë të gjithë perimetrin e fushës, për të parë me detaje çdo lëvizje të futbollistëve në fushë përgjatë të gjithë minutazhit të stërvitjes.

Edhe pse në fushë nuk ka qenë e plotë skuadra me të cilën ai do të futet në ndeshjet zyrtare, Reja ka nisur punën e tij në krye të Shqipërisë, teksa u ka folur lojtarëve për qëllimin që duhet të kenë në çdo stërvitje dhe çdo ndeshje, si dhe mundësitë që ka një ekip për të arritur diçka.

Është ende herët për të folur për formacionin, teksa nuk është publikuar lista e plotë e Kombëtares, por duke njohur filozofinë e punës së trajnerit të Kombëtares, Shqipëria e Rejas mund të rreshtohet me 3-5-2.

Dermaku, Gjimshiti dhe Ismajli, pa harruar Veselin, mund të jenë treshja e mbrojtjes në qendër, duke qenë se kapiteni Mavraj është i pezulluar ndaj Islandës.

Në mesfushë, një vend për Elseid Hysajn, sigurisht me detyra specifike, pse jo më së shumti mbrojtëse. Basha para mbrojtjes dhe Xhaka në të majtë të treshes qendrore.

Nga krahët, Roshi është opsion, por në duel me Grezdën për të djathtën. Në të majtë, Uzuni apo Lenjani mund të duelojnë gjithashtu me Jahmir Hykën.

Në sulm pritet të zënë vend dy nga 3 qendërsulmuesit: Cikalleshi, Balaj, Sadiku. Me Berishën në portë, nisur nga dyshimet për Strakoshën, kjo mund të jetë një ide për Shqipërinë nën drejtimin e Edi Rejas.

Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë së Rejës i publikuar nga ‘Panorama Sport’:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco