VIDEO/ Messi e mbyll me dopjetë La Ligën

VIDEO/ Messi e mbyll me dopjetë La Ligën

18:35, 19/05/2019

La Liga uli siparin pasditen e sotme, me ndeshjen mes Eibarit dhe Barcelonës që ishte e fundit e javës së 38-të, një përballje mes dy skuadrave që nuk kishin më asnjë pretendim dhe që u mbyll në barazimin 2-2.

Të parët që shënuan ishin vendasit e Eibar, që zhbllokuan sfidën në minutën e 20-të, me anë të Cucurellas, ndërsa reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm, me kapitenin Lionel Messi që përmbysi gjithçka me dy gola në minutat 31 dhe 32.

Megjithatë rezultati u vulos në fundin e pjesës së parë, kur Eibari barazoi me anë të De Blasis. 45-minutëshi i dytë nuk prodhoi asgjë për t’u shënuar.

Mbyllet kështu një tjetër sezon nën dominimin e Barcelonës, që fitoi titullin për herë të dytë radhazi, ndërsa Lionel Messi, me dopjetën e sotme thelloi distancën në renditjen e golashënuesve, me plot 36 rrjeta sezonale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco