Neville ‘shpërthen’: United ekip i tmerrshëm, ja çfarë duhet të bëjnë pa Championsin

Neville ‘shpërthen’: United ekip i tmerrshëm, ja çfarë duhet të bëjnë pa Championsin

10:01, 06/05/2019

Legjenda e Manchester United, Gary Neville ka shpërthyer me kritika kundër ish-skuadrës së tij e cila ka humbur mundësinë për të luajtur sezonin e ardhshëm në Champions League.

“Manchester Unitedi nuk është një skuadër. Aq më shumë e shikoj, aq më tepër bindem’’, tha fillimisht ai.

“Ky ekip më kujton Tottenhamin kur erdhi në krye Pochettino. Adebayor, Kaboul, Chiriches e Capoue në mesfushë’’, vijoi ai.

“Një grup i lojtarëve që duket mirë individualisht, por nuk kanë shpirt skuadre, nuk kanë asgjë. Janë të tmerrshëm’. Do ishte mirë nëse klubi merr një drejtor sportiv me eksperiencë dhe Solskjaer duhet të bëjë ndryshime rrënjësore’’, deklaroi anglezi për Sky Sports.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco