Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Fitoi titullin me PSG-në, Mbappe: Ja klubi im i ardhshëm, Realin...

Fitoi titullin me PSG-në, Mbappe: Ja klubi im i ardhshëm, Realin...

10:35, 22/04/2019

Anësori i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, i ka përgënjeshtruar lajmet për një transferim të mundshëm te Reali i Madridit.

20-vjeçari shkëlqyer të dielën në “Parc des Princes” duke shënuar het-trik ndaj ish-skuadrës së tij, Monaco.

“Jam këtu, jam pjesë e projektit. Është gjë e mirë për Real Madridit që Zizu ndodhet atje, por unë do t’i shikoj vetëm si një tifoz”, ka thënë Mbappe për Canal Plus.

Me het-trikun e të dielës, ai është bërë lojtari i parë nga Ligue 1 që shënon 30 gola brenda një sezoni që nga koha e Jean-Pierre Papin në sezonin 1989/1990.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco