VIDEO/ Dortmundi bën detyrën në Bundesligë, ndjek hap pas hapi Bayernin

VIDEO/ Dortmundi bën detyrën në Bundesligë, ndjek hap pas hapi Bayernin

17:38, 21/04/2019

Borussia e Dortmundit ka mundur me rezultatin e pastër 0-4 Freiburgun e Amir Abrashit, i cili qëndroi në stol.

Skuadra e Favre nuk e ka diskutuar në asnjë moment trepikëshin duke gjetur golin e parë, që në minutën e 12-të.

Ishte Sancho ai që hapi festivalin e golave. Reus në pjesën e dytë dyfishoi shifrat në minutën e 54-t.

Gotze në minutën e 79-të të sfidës trefishoi, ndërsa Alkaser me penallti shtatë minuta pas hyrjes gjeti golin e fundit.

Kështu Dortmundi ka marrë trepikëshin dhe ka shkuar në kuotën e 69 pikëve, një më pak se Bayerni i vendit të parë.

Lufta për titull në Gjermani do të jetë e zjarrtë deri në javën e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco