Arrihet marrëveshja, Skriniar edhe një vit më shumë tek Interi

Arrihet marrëveshja, Skriniar edhe një vit më shumë tek Interi

19:43, 11/04/2019

Pas disa javë bisedimesh, Interi dhe Milan Skriniar kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një marrëveshje të re.

Mbrojtësi sllovak ka pranuar të zgjasë edhe një vit kontratën, që tashmë skadon në vitin 2022.

Nga kjo marrëveshje Skriniar, që ishte ndër më pak të paguarit te zikaltrit, përfiton një rritje të ndjeshme të pagës (paguhej 1.7 milionë euro në sezon).

Tashmë në llogarinë e tij do të shkojnë 3 milionë euro në sezon, plus bonuset, në varësi të numrit të ndeshjeve të luajtura dhe trofetë e fituar.

Kujtojmë që Skriniar kërkohet nga skuadra të mëdha, por Interi e vlerëson të paktën 100 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco