VIDEO/ Shënojnë, festojnë me selfie, por u kushton shumë shtrenjtë

VIDEO/ Shënojnë, festojnë me selfie, por u kushton shumë shtrenjtë

09:27, 07/04/2019

Shënojnë, kërkojnë të festojnë me një selfie, por pas pak sekondash skuadra kundërshtare fiton një penallti. E gjithë kjo ka ndodhur në futbollin maroken, në ndeshjen mes Youssoufia Berrechid-Mouloudia Oujda ku në 120 sekonda ka ndodhur pothuajse gjithçka.

Në minutën e 30 El Fakih kaloi në avantazh skuadrën vendase me një gol shumë të bukur, por kur të gjithë lojtarët po festonin me stolin, skuadra kundërshtare nuk humbi kohë dhe rinisi lojën. Duke e gjetur kundërshtarin të papërgatitur ata fituan një penallti duke e shndërruar në gol.

Sipas rregullores, pas shënimit të golit skuadra duhet të jetë në gjysmëfushën e saj, por siç duket këtë herë festimet zgjatën pak më shumë se duhet duke vendosur edhe fatin e ndeshjes, e cila u mbyll në shifrat 1-1. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco