Xherdan Shaqiri stërvitej i dëmtuar me Liverpoolin, e zbulon Jurgen Klopp

Xherdan Shaqiri stërvitej i dëmtuar me Liverpoolin, e zbulon Jurgen Klopp

22:10, 26/03/2019

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Xherdan Shaqiri po lë pas dëmtimin në ijë dhe se në fundjavë do të jetë i gatshëm për të luajtur.

Shaqiri nuk ka mundur të jetë pjesë e Zvicrës për dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2020, atë kundër Gjeorgjisë dhe Danimarkës.

Klopp, teksa ka folur për gjendjen e Shaqirit, ka zbuluar ylli me prejardhje nga Kosova, është përfshirë i dëmtuar në skuadër.

“Ai është mirë, shumë më mirë. Shaqiri, prej disa javësh ka pasur probleme me ijën. Ai është stërvitur, por jo ashtu siç ai mundet. Ishte përfshirë në skuadër, sepse nuk kishim shumë opsione. Tani ndihet çdo ditë e më mirë dhe duhet të jetë i gatshëm për fundjavë ndaj Tottenhamit”, ka thënë Klopp.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco