Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ujkani: Ja arsyeja përse pësuam golin e barazimit në minutën e 91’

Ujkani: Ja arsyeja përse pësuam golin e barazimit në minutën e 91’

22:11, 21/03/2019

Samir Ujkani ka thënë se një moment habie në fund të takimit i kushtoi shumë Kosovës.

Në një deklaratë për mediat pas ndeshjes, portieri tha se mungesa e eksperiencës dhe kualieti i kundërshtarit ishin arsyet e golit të barazimit në minutën e 91'.

“Besoj se paraqitja ka qenë perfektë, kemi luajtur shumë mirë. Fatkeqësisht golat i pësuam falë eksperiencës”, tha fillimisht ai.

“Mendoj se jemi në rrugë të mirë, ishte një test për ne. Përballuam madje luajtëm shumë mirë përballë një Kombëtare të madhe”, vijoi ai.

Goli i barazimit në minutën e 91’? “Ishte një aksion që na zunë pak keq, dhe nuk diskutohet ata kanë një skuadër me kualitet të lartë. Ata po i dhe gjysmë shansi të ndëshkojnë”, përfundoi Ujkani.

Kujtojmë që në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri", Kosovës i shpëtoi fitorja nga duart pasi në fund të ndeshjes Danimarka barazoi rezultatin 2-2.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco