Rashica: Do të jap maksimumin për Kosovën, po kaloj formë të mirë!

Rashica: Do të jap maksimumin për Kosovën, po kaloj formë të mirë!

19:40, 19/03/2019

Milot Rashica ka folur para ndeshjes miqësore ndaj Danimarkës.

Përfaqësuesja e Kosovës sot zhvilloi seancën e parë stërvitore për ndeshjen ndaj Danimarkës më 21 mars, ndërsa Milot Rashica ka thënë se do të jëpë maksimumin për këtë ndeshje.

“Nuk kam folur deri tani më Challandes për pozicionin në fushë. Jam i gatshëm dhe do ta jap maksimumin”, tha fillimisht Rashica.

“Dallon pozicioni që luaj me Bremenin dhe këtu te Kosova. Atje jam duke luajtur si qendër sulmues, por taktikat ndryshojnë por unë jam i gatshëm te luaj edhe në tjerat pozicione që më jep trajneri”, tha ai.

Rashica foli për dy ndeshjet e radhës me Danimarkën dhe Bullgarinë, duke i cilësuar si të rëndësishme.

“I kemi dy ndeshjet të rëndësishme. Jam në formë të mirë, shpresoj të vazhdoj edhe këtu sikurse atje”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco