Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zidane prezantohet te Real Madridi: Do ta ngjis klubin aty ku e meriton

Zidane prezantohet te Real Madridi: Do ta ngjis klubin aty ku e meriton

20:30, 11/03/2019

Zinedine Zidane është prezantuar sot pasdite përsëri si trajneri i Real Madridit, duke u kthyer te kjo skuadër 8 muaj pasi i kishte dhënë lamtumirën në mënyrë të papritur skuadrës pasi kishte fituar 3 Liga Kampionesh radhazi.

Francezi ka pranuar ftesën e Perez dhe është prezantuar sot pasdite, në drejtimin e skuadrës ku do të drejtojë një cikël të ri.

“Di që është një ditë speciale dhe jam i lumtur që kthehem në shtëpi. Ajo që dua është të punoj përsëri dhe të bëj që ky klub të kthehet ku meriton të jetë. E vetmja gjë për mua është të kthehem nesër në punë.

Ajo që ndryshoi ishte se kisha nevojë vetë, edhe skuadra, që të kishte ndryshim në pankinë, pasi ishte fituar gjithçka. Duhej ndryshuar, edhe për mua. Tani ajo që dua të bëj dhe arsyeja pse u ktheva është se më telefonoi presidenti dhe meqë e dua shumë presidentin dhe këtë klub, ja ku jam. Më e rëndësishmja është kjo. Pas 8 muajsh kam dëshirë të kthehem të drejtoj.

Të gjithë këtu e duan këtë klub. Më pëlqen futbolli, kam luajtur me këtë fanellë, kam fituar shumë gjëra. Ajo që dua të bëj është që nuk harroj çfarë fituam, por edhe gjërat e gabuara që bëmë. Humbëm kampionat e Kupë, unë e di ku jam e dua të bëj më mirë. Refuzova oferta nga vende të tjera. Çfarë mendova kur më telefonoi Perez? Që të kthehesha”, tha Zidane.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco