VIDEO/ Arsenali parakalon Manchester United, humbja e parë e Solskjaerit në Angli

VIDEO/ Arsenali parakalon Manchester United, humbja e parë e Solskjaerit në Angli

19:35, 10/03/2019

Arsenali luajti në shtëpi me Manchester United ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Premierligës, raporton Syri.net.

“Topçinjtë” fituan me rezultatin e pastër 2-0, duke shënuar nga një gol për secilën pjesë loje.

Granit Xhaka shënoi golin e vetëm në pjesën e parë, duke mposhtur De Gean me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone.

Me avantazhin 1-0 për Arsenalin u mbyll 45 minutëshi i parë, teksa në të dytën vendësit realizojnë edhe golin e dytë me anë të Aubameyang me penallti.

Me këtë fitore Arsenali i merr vendin e katërt Manchester Unitedit, teksa lufta për Championsin bëhet mjaft e fortë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco