Juventus do yllin e Manchester Cityt, i ofron Douglas Costën

Juventus do yllin e Manchester Cityt, i ofron Douglas Costën

20:41, 28/02/2019

Douglas Costa me shumë mundësi është duke luajtur sezonin e tij të fundit në kampionatin italian, pasi karakteri i tij dhe dëmtimet e shpeshta nuk e kanë lënë të japë më të mirën te kampionët e Italisë.

Shpesh emri i tij përdoret si një ndërmjetës, për një shkëmbim të mundshëm me emra të tjerë që klubi torinez kërkon t’i bëjë pjesë të skuadrës së Allegrit.

Këtë herë në mediat italiane qarkullon një lajm, i cili bën fjalë për një shkëmbim të mundshëm të Douglas Costës me Rihad Mhrez, yllin e Cityt.

Algjeriani është blerë plot 70 milionë euro nga Leicesteri dhe këtë sezon nuk ka luajtur shumë, pas asaj penalltie të humbur në “Anfield Road”, kundër Liverpoolit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco