Po luante në ‘El Clasico’, grabitet shtëpia e sulmuesit të njohur

Po luante në ‘El Clasico’, grabitet shtëpia e sulmuesit të njohur

14:56, 28/02/2019

Shtëpia e sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema është grabitur mbrëmjen e djeshme gjatë kohës kur e gjithë vëmendja ishte përqendruar në “Santiago Bernabeu” në të cilën po luhej “El Clasico”.

Ende nuk është e qartë se ç’dëm kanë bërë hajdutët, që janë kthyer tashmë në makth për shumë futbollistë të rëndësishëm.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të vendosur përgjegjësit përballë drejtësisë, raporton televizioni spanjoll “El Chiringuito”, shkruan SYRI.net.

Grabitja e vilave të “yjeve” të futbollit është bërë diçka e zakonshme në Spanjë. Rasti i fundit ishte ai i Kevin Prince Boateng, teksa banesa e tij u grabit ndërsa ai ishtë në fushë me fanellën e Barcelonës kundër Valladolidit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco