Chiellini: Nuk e kishim menduar kështu, në Torino do jetë tjetër histori

Chiellini: Nuk e kishim menduar kështu, në Torino do jetë tjetër histori

11:56, 21/02/2019

Kapiteni Giorgio Chiellini ka besim se në ndeshjen e kthimit situata mund të korrigjohet dhe bardhezinjtë kanë ende shpresa për të avancuar më tej në Ligën e Kampioneve.

“Është një rezultat i rëndë dhe i vështirë për t’u kapërdirë, por gjithçka erdhi për fajin tonë. Pastaj, në ndeshje si kjo janë edhe episodet që vendosin dhe ne, në rastet e goditjeve të dënimit që kishim kundër, u kapëm shpesh në befasi dhe ky fakt ndikoi jo pak. Fundja, të dy golat mbërritën nga goditje standarde dhe kjo tregon se ne nuk kemi qenë në asnjë moment gati.

Na vjen keq, sepse kishim menduar për një ndeshje tjetër, për një tjetër fund të kësaj sfide, por unë jam i bindur se në Torino do të jetë një histori krejt tjetër. Duhet thjesht të qëndrojmë të qetë dhe të besojmë në forcën tonë. Jemi të detyruar ta provojmë, sepse fundja në Torino nuk do të kemi asgjë për të humbur”, tha mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco