VIDEO/ Milan me Piatek prek Championsin, mposht Atalantën e Berishës

VIDEO/ Milan me Piatek prek Championsin, mposht Atalantën e Berishës

22:40, 16/02/2019

Milan ka arritur të marrë një fitore me përmbysje por shumë të rëndësishme ndaj një rivali direkt për një vend sezonin e ardhshëm në Champions League.

Lojtarët e Gennaro Gattusos kanë triumfuar në transfertën e vështirë ndaj Atalantës me rezultatin 3-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit, me anë të Remo Freuler (33’).

Reagimi i Milanit vjen menjëherë duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të super sulmuesit polak, Krzysztof Piatek.

10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Milan përmbysën rezultatin duke shënuar një supergol me anë të Calhanoglu.

Për të vulosur fatin e këtij takimi u kujtua Piatek, i cili në minutën e 61’ realizoi golin e dytë personal në këtë takim dhe të tretin për skuadrën e tij.

Me këtë fitore, Milan pozicionohet në vendin e katërt dhe afrohet me vetëm një pikë me Interin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco