Diego Simeone konfirmon për Shën Valentin ‘dashurinë’ për Atletico Madridin

Diego Simeone konfirmon për Shën Valentin ‘dashurinë’ për Atletico Madridin

17:38, 14/02/2019

Diego Simeone ka rinovuar kontratën me Atletico Madrid deri në vitin 2022.

Kështu, çdo gjasë dhe çdo lajm të një largimi të tij nga Spanja për tek Interi apo Chelsea bie poshtë.

Simeone është njeriu që ka arritur të ngrejë sërish imazhin e skuadrës së Madridit që vitet e fundit kishte rënë ndjeshëm.

Që kur ai ka marrë timonin e skuadrës ka arritur dy finale Championsi dhe ka fituar plot 7 trofe.

Nëse bashkëpunimi vazhdon deri në fund të kontratës do të kemi të bëjmë me një “dashuri” 10-vjeçare mes palëve.

“Dua ta falënderoj bordin e klubit dhe të gjithë njerëzit që përkrahin projektin tim në skuadër”, tha fillimisht Simeone.

“Vazhdimi i kontratës deri në vitin 2022 është një lajm i mirë për mua, në mënyrë që mund ta vazhdojë projektin tim.”, ka vazhduar më tej ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco