Skënderbeu dhe Laçi po luajnë në qytetin e Korçës takimin e fundit të javës së 21-të të Kategorisë Superiore, shkruan Syri.net.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të pandryshuar, ndërsa në të dytën korçarët kalojnë në avantazh.
Në minutën e 56-të, Muzaka kroson nga e djathta dhe aty në zonë zhytet me kokë Krasniqi, i cili gjuan bukur, duke e dërguar topin në rrjetën e kurbinasve.
Vendësit nuk ndalen dhe në minutën e 76-të fitojnë një 11-metërsh. Nga pika e bardhë tregohet i saktë kroati Pervan, i cili dyfishon shifrat.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: