Infantino vë ‘diktatin’, s’i del asnjë rival përballë për zgjedhjet e FIFA-s

Infantino vë ‘diktatin’, s’i del asnjë rival përballë për zgjedhjet e FIFA-s

14:44, 06/02/2019

Gianni Infantino do të vazhdojë të jetë presidenti i FIFA-s për katër vitet e ardhshme.

Në fakt, nuk janë bërë zgjedhjet e reja për këtë post, por për zvicerano-italianin nuk do të ketë asnjë rival.

Përfundoi sot afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave për kreun e qeverisë botërore të futbollit, teksa përveç asaj të Infantinos nuk u kualifikua asnjë tjetër.

Për pasojë, mbetet të bëhen zgjedhjet formalisht, sepse presidenti aktual do ta drejtojë FIFA-n deri në vitin 2023.

Rinovimi i mandatit të ri të Infantinos duhet të ratifikohet më 5 qershor, gjatë Kongresi të 69-të të FIFA-s, që do të mbahet në Paris.

48-vjeçari Infantino u bë president i FIFA-s në shkurt 2016, kur u mbajt një kongres i jashtëzakonshëm për të pasuar Jozef Blatter, pas skandalit të korrupsionit që preku këtë institucion dhe çoi në dorëheqjen e paraardhësit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco