Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Drejtuesi i kërkimeve: Familjarët e Emiliano Sala duan trupin, e dinë që ai ka...

Drejtuesi i kërkimeve: Familjarët e Emiliano Sala duan trupin, e dinë që ai ka...

10:11, 06/02/2019

David Mearns, oqeanografi dhe drejtuesi i kërkimeve për aeroplanin me të cilin po udhëtonte Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson, ka thënë se familjarët e të dy personave e dinë se ata janë të vdekur.

“Piper Malibu”, lloji i aeroplanit me të cilin po udhëtonte Sala nga Nantes në Cardiff, u gjet të dielën në fundin e detit, afër ishullit Guernsey. 

Dje u raportua se Dega e Hetimit për Aksidente Ajrore e kishte gjetur një trup në pjesët e aeroplanit që ishte zhdukur. Megjithatë, ende nuk dihet nëse trupi është i Salas apo i pilotit David Ibbotson.

“Ajo që familjarët e dinë për momentin është se që të dy, Sala dhe Ibbotson, kanë vdekur dhe ata vetëm duan që ne t’ua rikthejmë trupat. Gjëja më e rëndësishme janë trupat”, ka thënë Mearns.

“Rikthimi i trupave është gjëja më e rëndësishme për të dy familjet. Aeroplani është punë tjetër, ne duam ta nxjerrim atë nga deti vetëm se në këtë mënyrë mund ta kuptojmë arsyen e rrëzimit. Ajo që di unë është se ne e kemi vetëm një trup për momentin, vetëm kaq di unë. Ata tentuan ta nxjerrin trupin gjatë natës dhe e di se nuk e patën aspak të lehtë”, shtoi Mearns.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco