VIDEO/ Tirana-Teuta, s’i prishin punë njëra-tjetrës, nga 1 gol për 1 pikë

VIDEO/ Tirana-Teuta, s’i prishin punë njëra-tjetrës, nga 1 gol për 1 pikë

19:54, 01/02/2019

Tirana dhe Teuta zhvilluan mes tyre në “Selman Stërmasi” ndeshjen e parë të javës së 20-të të Kategorisë Superiore, shkruan Syri.net.

Ky takim u mbyll në barazim 1-1, ku të dy golat u shënuan në fraksionin e parë të lojës.

Skuadra durrsake kaloi mjaft shpejt në avantazh, që në minutën e dytë. Frashëri krosoi nga e djathta dhe Progni brenda zone me kokë gjuan saktë, duke e dërguar topin në rrjetë.

Bardheblutë reagojnë në të 38’. Ngo barazon shifrat pas një aksioni model, teksa duke festuar tifozët e Tiranës shembin rrethimin e “Selman Stërmasit”.

Në minutat e mbetura të pjesës së parë, por edhe në 45’ e dyta nuk ka më gol dhe të dy ekipet ndajnë nga 1 pikë.

Tirana ngjitet në kuotën e 21 pikëve në vend të shtatë, ndërsa Teuta kalon përkohësisht kukësin, duke u ngjitur e dyta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco