Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Solari u mbyll gojën kritikëve për Karim Benzema

Solari u mbyll gojën kritikëve për Karim Benzema

19:23, 01/02/2019

Karim Benzema vërtetoi edhe njëherë tjetër efektivitetin e tij në organikën e Los Blancos, duke kontribuar në suksesin e Realit  me dygolëshin e tij në fitoren 3-1 ndaj Gironas, triumf ky që i siguroi skuadrës merengues biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Jo gjithnjë i vlerësuar nga opinoni sportiv, Benzema është përballur shpeshherë me kritikat e forta ndaj tij dhe tashmë Santiago Solari deklaron se keqtrajtimi që i kanë bërë këtij lojtari ka qenë i padrejtë.

“Ndiej keqardhje për të gjithë ata që nuk kanë pasur sy për të parë dhe kuptuar kualitetin dhe shkëlqimin e Benzema. Gjithsesi, janë ende në kohë t’i njohin atij meritat dhe për ta shijuar performacën e tij, pasi  Benzema po kalon vërtet një periudhë fantastike”, tha Solari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco