Mode franceze vjen në Shqipëri, FSHF marrëveshje me ‘Le Sutebel’

Mode franceze vjen në Shqipëri, FSHF marrëveshje me ‘Le Sutebel’

21:01, 25/01/2019

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Le Sutebel Atelier, një shtëpi mode franceze që vjen në Shqipëri pas një bashkëpunimi dhe eksperience me firmat më të mëdha të modës në botë si Dior dhe Channel.

Marrëveshja që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2020 ka pikësynime të larta në lidhje me “modën e lartë” mashkullore, për të cilat Kombëtarja Shqiptare duket se do të jetë ambasadore perfekte. Ky bashkëpunim vjen në prag të fazës kualifikuese për Euro 2020 dhe kostumet për lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit e FSHF do të pasqyrojnë vlerat dhe stilin shqiptar.

“Jemi të nderuar që jemi përzgjedhur për të veshur me kostume të personalizuara Kombëtaren shqiptare- është shprehur z. Mendes Dias, administratori i Le Sutebel – kjo për faktin se Kombëtarja është simboli i çdo shqiptari në të gjithë botën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco